Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos ka premtuar se do të angazhohet për t'i dhënë një zgjidhje çështjes së pengimit të lëvizjes së fëmijëve të emigrantëve shqiptare të lindur në Greqi, për shkak të vendosjes së toponimeve në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre. Këto deklarata Venizelos i bëri gjatë takimit që pati me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.
Comments