Pa studim gjeodezik, nuk ka tapi

  • 9 years ago
Ministria e Transportit dhe Kadastra kanë lëshuar paralajmërimin e fundit për legalizimin objektet pa leje. Nga evidenca e deritashme rezultonn se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk kanë bërë kërkesë për studimin gjeodezik, pa të cilin nuk mundet të legalizohet objekti. Ata që nuk do t'i legalizojnë objektet e tyre deri në afatin e qershorit të vitit të ardhshëm, do ta humbin të drejtën. Ministri Janakievski njëherit kujtoi se të gjithë ata që posedojnë dokument pronësie të njëjtin duhet ta dërgojnë në zyrat e kadastërs për evidencë pasi në të kundërtën objekti llogaritet illegal.

"Më shumë se 200 mijë persona nuk kanë bërë kërkesë për studim gjeodezik. Shfrytëzoj këtë mundësi që edhe një herë t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që sa më shpejtë të bëjnë kërkesën. Gjithashtu u bëjë thirrje komunave që të kontrollojnë kompanitë dhe qytetarët duke ju bërë me dije se nëse nuk bëjnë kërkesë për studim gjeodezik deri më 18 qershorë të vitit të ardhshëm, do ta humbin të drejtën e legalizimit të objektit të tyre", tha Mile Janakievski, ministër për transport.

Ndërkohë, nga Ministria e punës dhe politikës sociale njoftuan se personat me asistencë sociale do të paguajnë vetëm gjysmën e harxhimeve për studimin gjeodezik.

"Për ata që marrin ndihmë sociale parashikojmë uljen e çmimit të studimit gjeodezik për 50% . Objektet deri më 50 metra katrorë do të paguajnë në vend se 2000 denarë, 1000 denarë si dhe objektet deri më 150 metra katrorë në vend të 40 denarëve për metër katrorë do paguajnë vetëm 20 denarë", deklaroi Dime Spasov, ministër për punë sociale.

Për të përfituar këtë nga ky vendim, të interesuarit duhet që në kadastër të paraqesin vërtetimin se janë shfrytëzues të ndihmës sociale. Ferikan Iljazi

Recommended