Policia ka identifikuar sulmuesit e 18 vjeçarit Jusuf Islamit në lagjen Aerodrom të Shkupit. 7 persona, të moshës nga 14 deri 18 vjeçare, me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri rrahën të riun shqiptar deri në alivanosje.
"Ministria e Punëve të Brendshme në afat prej 3 ditësh, zbardhi përfundimisht rastin e sulmit në Aerodrom, konkretisht në Novo Lisiçe. U zbulua identiteti i sulmuesve, bëhet fjalë për 7 persona kryesisht të mitur; dy 14 vjeçarë, tre nga sulmuesit 15 vjeçar, një 16 vjeçar, dhe sulmuesi i 7-të para disa ditësh, ka mbushur 18 vjet. Të gjithë janë identifikuar. Sot janë thirrur në stacion policor, po punohet me ta dhe pas konsultimit me prokurorinë publike, kundër tyre do të ngrihet padi adekuate", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Kotevski theksoi se policia nuk ka informata nëse sulmuesit e Jusufit kanë lidhje edhe me incidente të tjera të mëparshme, në muajt e fundit në Komunën e Aerodromit. Ai gjithashtu nuk shpjegoi se si arriti policia të binte në gjurmët dhe ndalimin e sulmuesve të mitur vetëm për 3 ditë, ndërsa për rastet e mëparshme të mos ketë asnjë informatë. Ndërkohë, edhe i lënduari Jusuf Islami kërkoi që të zbardhen motivet e sulmit ndaj tij.
"Fotografi nuk më kanë sjellë por kanë qenë inspektorë, më kanë pyetur për rastin. Një herë kanë qenë. Nuk më kanë treguar nëse kanë kapur dikë apo jo. Apeloj që; kush janë ata, Ministri i Policisë apo kush janë, ti kapin sa më shpejtë sulmuesit, që ta di pse më kanë rrahur, për çfarë arsye. Pa faj, pa asgjë. Të di kush janë ata. Të dënohen!", u shpreh Jusuf Islami.
Islami ende zvarritet korridoreve të spitalit për të shëruar plagët e rënda që ka marrë gjatë sulmit. Nesër, ai pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për rregullimin e nofullës së thyer.
"Kështu më mirë pak, por ende nofullën nuk ma kanë operuar. Këtë hekurin që e kam lartë në gojë, do ta vendosin edhe poshtë, me i lidh, me mbajt gojën mbyllur për 1 muaj. Do të më operojnë nesër, kësmet", tha Jusuf Islami,
Ndërkohë edhe sot heshtin nga Komuna e Aerodromit, e cila është bërë sinonim për rrahjen dhe përndjekjen e të miturve shqiptarë. Vetëm në 6 muajt e fundit janë regjistruar 5 raste të rënda rrahjesh dhe keqtrajtimesh të fëmijëve shqiptarë.
Edhe një tjetër fatkeqësi hekurudhore në Evropën Perëndimore. Një person humbi jetën ndërsa 44 janë lënduar nga përplasje e drejtpërdrejtë e dy trenave në Zvicër. Shkak për aksidentin besohet të jetë sistemi për orientimin e komunikacionit hekurudhor i cili nuk ka funksionuar dhe trenat kanë lëvizur në binarët e njejtë, por nga drejtime të kundërta. Benjamin Arifi
Comments