Raporti i ACEE, USAID: Shqipëria ka 13% analfabetë

  • 9 years ago
TIRANE- Sistemi arsimor parauniversitar në vendin tonë ende është në krizë dhe vuan nga probleme të mëdha. Me 13 % të fëmijëve të moshës shkollore analfabetë, me 60 % të nxënësve që kanë vetëm një nivel minimal të dijeve, me një notë mesatare 6-7, me rreth 15 për qind të mësuesve me arsim të mesëm me një liberalizim të tejskajshëm të teksteve shkollore, me "zhdukjen" e Edukimit fizik apo atij muzikor dhe me një buxhet që vjen e rrudhet çdo vit, e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve nuk duket fort optimiste.

Të paktën kështu rezulton po t'i hedhësh një sy raportit më të fundit të publikuar nga "Kualicioni për arsimin e fëmijëve në Shqipëri", mbështetur nga "Global Campaign for Education".

Recommended