Provimi i Shtetit, 40 % e kandidatëve për mësues rezultojnë ngelës

  • 9 years ago
TIRANE- Rreth 40 përqind e kandidatëve për mësues rezultojnë ngelës në provimin e detyrueshëm të shtetit duke mos pasur mundësi të ushtrojnë këtë profesion në sezonin e ri akademik.

Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Niko Terezi, pjesëmarrja në testim është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Shpresa e kandidatëve ngelës mbetet muaji dhjetor, ku mund t'i nënshtrohen ritestimit.

Kandidatët për mësues të cilët nuk kanë rezultuar fitues në provimin e parë, kanë të drejtën të testohen deri në 5 herë, ku nga faza në fazë tarifa që duhet të paguajnë rritet me 25 %.

Recommended