Kanë, vjedhja e diamanteve me vlerë 40 mln euro, dyshohet një shtetas boshnjak

  • 9 years ago
Francë - Një shtetas boshnjak dyshohet të jetë autori i vjedhjes së diamanteve me vlerë prej 40 milionë euro, në qytetin francez të Kanës.

Në mesditën e ditës së dielë një person i armatosur, arriti të vidhte gurët e çmuar gjatë një ekspozite në hotelin Carlton, i cili ndodhet në bulevardin Croisette, një nga zonat më prestigjoze në qytetin bregdetar francez.

Autoritet kanë hedhur dyshimet tek një nga anëtarët e bandës kriminale "Pink Panter" i cili u arratis më së bashku me një tjetër më 25 korrik nga një burg i Zvicërës.

Poparic Milan, i cili mendohet të jetë autori i kësaj grabitje të paimagjinushme po kryente një dënim me 6 vjetë burg për vjedhje në një dyqan bixhuterish në Zvicër në vitin 2009.

Grupi "Pink Panters", të cilët kanë një dobësi për orët e shtrenjta kanë organizuar rreth 340 grabitje në disa dyqane luksoze në Evropë, Lindjen e Mesme, Azi dhe Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, duke vjedhur objekte të shtrejnta me vlerë më shumë se 330 milionë euro sipas Interpolit.

Vjedhja në hotelin lukzos është e fundit pas dy grabitjesh spetakolare po në Kanë, gjatë Festivalit të Filmit që u zhvillua në muajin maj.

Recommended