Plazhi i Talës në Lezhë, rritet numri i vizitorëve dhe pushuesve

  • 9 years ago
Lezhë - Det, diell, relaks dhe pushime të veçanta. Është plazhi i Tales në Lezhë ai që të ofron të gjitha këto mundësi shplodhjeje, çka ka shtuar edhe më shumë fluksin e pushuesve këtë sezon vere. Për kreun e komunes Shënkoll, Fran Frrokaj, sezoni i sivjetshëm do të jetë i begate duke i'u referuar numrit të vizitorëve, që sipas tij së fundmi po merr edhe vëmendjen e pushuesve nga Kosova.

"Pushuesit kryesisht janë nga zonat veriore të Shqipërisë, edhe nga zinat qëndrore. Por, një pjesë e mirë e tyre janë nga trevat shqiptare për shkak edhe të rrugës, e cila funksionon shumë mirë. Pra, janë nga zona e Kosovës, pushues ditor janë. Në fakt vazhdojmë të ngelemi në këto nivele, por për shkak të rrugës që është afër, kjo pjesë mesa duket nuk ka qenë pengesë për këta pushues. Cilësia e ushqimit dhe pastërtia është me të vërtetë e admirueshme", tha Frrokaj për A1 Report.

Mungesa e promovimit dhe e hotelerisë mbetet shqetesimi kryesor per ta kthyer plazhin e Talës në një turizëm masiv dhe sipas kreut të komunes Shënkoll, Fran Frrokaj, këtu duhet përqëndrimi dhe vëmendja më e madhe edhe e njësisë vendore që ai drejton.

"Fakti që nuk ka pushues sezonal do të thotë që mungon akomodimi në nivele të mëdha, pasi rreth 100, 200 shtretër janë të akomodueshëm. Por, besoj që shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimi i objekteve të cilat do të bëjnë të mundur rritjen e pushuesve sezonal", përfundoi kreu i komunës Shënkoll, Fran Frrokaj.

Pak i njohur, por mjaft i frekuentuar, plazhi i Talës duket se është mjaft i preferuar për pushime familjare.

Recommended