Izrali dhe Palestina, do të rinisin sot bisedimet për paqen

  • 9 years ago
UASHINGTON- Izraeli dhe Palestina priten të rifillojnë negociatat e paqes këtë javë për herë të parë në tre vitet e fundit, pas disa përpjekjesh intensive nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry për t'i sjellë dy liderët e këtyre vendeve përsëri së bashku në tryezë.

Bisedimet janë planifikuar të rifillojnë në Uashington ditën e hënë në mbrëmje dhe do të zhvillohen mes përfaqësuesve për secilën palë bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

"Të dy liderët kanë treguar një gatishmëri për të marrë vendime të vështira që kanë qenë të dobishme në arritjen e këtij takimi. Ne jemi mirënjohës për lidershipin e këtyre vendeve", tha Kerry në një deklaratë.

Ndërkohë analistë të Lindjes së Mesme shprehën skepticizëm se bisedimet mund të çojnë në një traktat paqeje për t'i dhënë fund konfliktit më shumë se 60-vjeçar, ku që prej dy dekadash përpjekjet e SHBA-s për të ndërmjetësuar një zgjidhje kanë qenë të shumta.

Megjithatë, rifillimi i negociatave është një lajm i mirë në Lindjen e Mesme, si dhe për administratën e Obamës, i cili ka luftuar për të formuluar një politikë për t'i dhënë fund luftës civile në Siri ose për të lehtësuar një tranzicion demokratik në Egjipt.

Raundi i fundit i negociatave të drejtpërdrejta u ndërprenë në fund të vitit 2010 si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me ndërtimin e lagjeve të reja hebraike në Bregun Perëndimor, që Izraeli vazhdon në territoret e pushtuara palestineze.

Recommended