Tiranë, edhe një italiane sulmohet për t'i grabitur varësen nga qafa

  • 9 years ago
TIRANE - Një shtetase italiane 30 vjeçare është sulmuar për t'u grabitur sot pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë. Dhunuesi ka tentuar t'i marrë me forcë varësen nga qafa duke e gjakosur dhe është larguar me vrap. Shtetesja italiane ka kërkuar menjëherë ndihmën e policisë rrugore dhe e ka denoncuar dhunën në Komisariatin Nr. 3.

Ajo është viktima e radhës e grabitjeve të kësaj natyre, që janë bërë thuajse të përditshme në kryeqytet. Në një rast të tillë, në përleshje me hajdutët, qytetarja Fatbardha Tafa humbi jetën një vit më parë.

Recommended