Ohër-Strugë, numri i turistëve shënon ulje

  • 9 years ago
Numri i turistëve të huaj në qytetin e Strugës dhe të Ohrit, ka shënuar ulje për rreth 40%, në veçanti të atyre nga Kosova dhe Shqipëria. Nga shoqata e turizmit dhe hotelerisë 'HOTAM', thonë se në këtë kanë ndikuar më shumë faktor si menaxhimi jo i mirë i organeve kompetente të turizmi të cilat nuk u ka shpërndarë subvencione tur-operatorëve vendas, me qëllim që ata te tërheqin turistët e huaj.

"Neve këtë vit kemi mbi 40% më pak turistë nga jashtë, sidomos nga Shqipëria dhe Kosova është reduktimi mbi 80% të turistëve. Ne e kemi ndier këtë krizë shumë të madhe por më shumë na ka bërë krizën drejtori i agjencionit për subvencione që i ka revoltuar tur-operatorët që i sillnin turistët nga jashtë dhe kjo ndodhi nga ana e drejtorit ,që ata sollën turistë më pak", deklaroi Rufi Ajazi, anëtar i HOTAM.


Por, për turistët kosovarë që po frekuentojnë plazhet tona në këto ditë të nxehta të korrikut, thonë arsyeja e mos frekuentimit të plazheve të liqenit të Ohrit, është se ata ikin më shpejt në Shqipëri mes "Rrugës së Kombit",e cila ua afron më shume brigjet e Jonit dhe Adriatikut. Por një nga shkaqet kryesore është edhe kriza ekonomik,si për turistët e rajonit edhe për ata holandez.

"Defekti kryesor i turizmit në Strugë është Rruga e Kombit, e cila sot ju ka mundësuar mysafirëve nga Kosova të shkojnë më lehtë në Shqipëri, sesa të vijnë këtej. Sa i përket mikpritjes, mikpritja ka qenë e madhe për ne. Edhe kriza ekonomike ka ndikuar, por tek ne punohet pak sa për ta bërë një pushim".

"Mundem me fol vetëm për njerëzit e Kosovës ,pse nuk ka shumë njerëz të Kosovës në Strugë ,ndoshta është arsyeja se rruga e kombit është e hapur edhe njerëzit tani shkojnë më shumë në Shqipëri, ndoshta edhe kriza ekonomike".

"Mendoj se gjithë shqiptarët e Shqipërisë janë kthyer përsëri plazheve të jugut tonë, dmth, kanë filluar të frekuentojnë Sarandën,Vlorën edhe plazhet private në përgjithësi. Nuk mendoj që ka ndonjë arsye tjetër, përveç shkaqeve ekonomike. Megjithatë gjithë Shqipëria nuk i është ndarë njëherë Liqenit, ne gjithmonë na ka tërhequr, Struga në veçanti".

"Mendoj se unë për vete zgjodha të vij këtu se është më lirë në retorante, lokale dhe e fjetura, kuptohet. Për këtë ndikon edhe kriza ekonomike për zvogëlimin e turistëve të huaj".

Turistët që më së shumti frekuentojnë brigjet e liqenit të Ohrit, mbeten ata Holandez, për të cilët Ministria e Ekonomisë ndan nga 40 euro për çdo turist që qëndron minimum 3 ditë në vendin tonë. Durim Etemi