Një grua me dy fëmijët e saj të vegjël ka mbetur në rrugë pasi atë fillimisht e kishte braktisur bashkëshorti e më pas edhe prindërit e saj. Ajo sqaron se për shkak të gruas tjetër, partneri e kishte dëbuar në rrugë. Slagjana thotë se ka trokitur në shumë dyer, por siç thotë, të gjitha mbetën të mbyllura.
"Bëra kërkesë në Qendrën sociale për strehim. Ata më thanë se pasi kam borxh ndaj shtetit nuk mund të më akomodojnë. Prej atje shkova tek babai im. Ai më tha se mund të rri tek ai derisa të nxjerrë ndihmën sociale. Por pas 4-5 ditësh babai më nxori në rrugë" , deklaroi Slagjana Vlajkoviq, nënë vetushqyese.
Nëna me dy fëmijët iu drejtua organizatave të ndryshme qytetare dhe shtetërore, por në ndihmë u dolën vetëm të punësuarit e Ambasadës së Fëmijëve "Megjashi". Nëna me fëmijët janë strehuar në njërën nga zyrat e ambasadës. Kreu i organizatës, Dragi Zmijanac, i revoltuar nga qëndrimi i institucioneve shtetërore kërkoi nga kompetentët, që Maqedonia të mos deklarohet si shtet social me fjalë dhe në letër.
"Ajo që na revolton edhe pse ne jemi një organizatë e shoqërisë civile, e njohur për nga mbrojtja pa kompromis e të drejtave të fëmijëve dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet, të njëjtët nuk e panë të udhës që gruan me dy fëmijë shumë të vegjël, përkatësisht njëri është 11 muaj, kurse tjetri dy vjet e gjysmë, përkohësisht të përkujdesen për të. Iu drejtuam Qendrës për Punë Sociale, sektori për martesa dhe familje dhe mbrojtje sociale, iu drejtuam Qendrës së Krizës "Shpresa", pastaj Qendrës Shelter, deri tek Fshati i Fëmijëve-SOS . Më besoni, të gjitha përpjekjet tona mbetën pa sukses", deklaroi Dragi Zmijanac "Megjashi"
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se faturat e papaguara nuk janë shkak që kujdesi social të mos ofrohet dhe thanë prej nesër, i tërë rasti do të shqyrtohet hollësisht. Petar Bllazhevski
Comments