Tiranë, bie nga kati i dytë i pallatit te Shallvaret, e shpëton tenda

  • 9 years ago
Humb ndjenjat duke qëndruar në dritaren e banesës së tij në katin e 2-të të një pallati tek Shallvaret, bie mbi tendën e diellit të një dyqani duke shpëtuar për mrekulli nga përplasja me trotuarin.

I moshuari Pëllumb Xhabeji ka rrezikuar një fat tragjik këtë mesditë, ndërsa krejt papritur i vetëm në banesën përballë kompleksit "Tajvan", mu në qendër të Tiranës, ai ka humbur kontrollin duke rënë nga dritarja.

Për fat ka qenë tenda, siç e shikoni në pamje, ajo që ka shpëtuar Xhabejin, i cili sipas banorëve të pallatit jetonte prej disa vitesh i vetëm në atë banesë dhe njihej si person pa probleme.

Ndërhyrja në kohë reale e shërbimit zjarrfikës dhe uniformave blu kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga rreziku e pas një konsulte me mjekun e urgjencës Pëllumb Xhabeji është dërguar për një kurim të mëtëjshëm në qendrën spitalore "Nënë Tereza".

Për disa minuta ngjarja ka ngjallur panik tek qytetarët, pasi pozicioni ku kishte rënë i moshuari nuk mund të ndërhyhej pas mbërritjes së zjarrfikësve, ndërsa kujtojmë se të shpëtuarit nga një tendë është rasti i dytë në pak ditë në kryeqytet.

"A1Report" ka transmetuar ekskluzivisht vetëm një javë më parë se si një person, pasi u hodh nga kati i 4-t u prit nga fqinjët e tij me anë të një tende të improvizuar.

Recommended