Pogradec, shtatorja e aktores Violeta Manushi, vendoset në Tushemisht

  • 9 years ago
Portreti i aktores së njohur korçare, Violeta Manushi, e cila ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, tashmë ka marrë formë nëpërmjet një shtatoreje të vendosur në qendër të fshatit Tushemisht në Pogradec.

Shtatorja e personazhit të njohur të "teto Ollgës" të filmit "Zonja nga qyteti" u vendos në fshatin piktoresk të Tushemishtit në kuadër të 6-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktores së njohur, Violeta Manushi.

Skluptorët,Vasillaq Kolevica dhe Sadik Spahia, të cilët i dhanë jetë këtij portreti, tregojnë eksperiencën e tyre në krijimin e kësaj shtatoreje.

Në këtë inagurim madhështor kanë marrë pjesë edhe shumëe emra të tjera të njohur, jo vetëm të artit dhe kinematografise shqiptare, por edhe fugura të politikës shqiptare, siç ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka përshëndetur këtë vepër arti.

Ndërsa ideatori i kësaj shtatoreje, kreu i komunës Buçimas, Roshi Tollozhina, thotë se personazhi i Ollgës ishte një karakter që i dha emër fshatit të Tushemishtit në Pogradec.

Recommended