Udhëzues për konsumatorët gjatë pushimeve

  • 9 years ago
Para se të niseni për në pushime, vet ose me familje, lidhni marrëveshje me shkrim me agjencinë turistik për prenotimin që keni caktuar, me qëllim që të mos manipuloheni ose zhgënjeheni. Kështu rekomandon broshura për të drejtat e konsumatorëve gjatë udhëtimeve të organizuara turistike, e promovuar sot nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Organizatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Odën ekonomike të Turistëve të Maqedonisë. Ministri Valon Saraçini u kujtoi agjencive turistike, se deri në fund të muajit gusht, për çdo ditë, inspektorët e tregut do të dalin në terren, për të hetuar raste të shkeljeve ligjore, që do të sanksionohen deri në marrje të licencës së punës së agjencive.

"Vetëm vitin e kaluar kishim ankesa nga 67 qytetarë, lidhur me punën jo të ligjshme apo mos respektim të ligjeve të ndryshme në Maqedoni, dhe në bazë të kësaj, ne kemi vepruar dhe janë marrë diku rreth 11 licenca. Shpresoj se të gjithë qytetarët do të kenë kujdes dhe gjatë vendosjes së tyre për të zgjedhur ofertën më të mirë turistike, le të kërkojnë nga agjencitë turistike që të nënshkruhet marrëveshje. Në marrëveshje duhet të jenë të precizuara të gjitha detajet, mirëpo edhe të drejtat dhe obligimet edhe të agjencisë turistike mirëpo edhe të qytetarëve", deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë, nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve thonë ankesat adresuar agjencive turistike më tepër kanë të bëjnë me vonesën gjatë udhëtimeve dhe akomodimin. Gjatë 6 muajve të kaluar, në këtë organizatë kanë mbërritur 9 ankesa kundër agjencive turistike.

"Në bazë të statistikave, nga periudha 6 mujore ne kishim 719 ankesa nga konsumatorët, prej tyre 9 ishin për agjencitë turistike. Shpeshherë i orientojmë se çfarë duhet të bëjnë, i njoftojmë me rregullat se brenda 8 ditësh nga kthimi duhet të dorëzojnë ankesë në agjencinë përkatëse dhe shpeshherë ndodh që problemet të zgjidhen brenda në agjencitë turistike. Vlerësoj se ky është numër i mirë, krahasuar me vitet e fundit kur kishim më shumë ankesa", deklaroi Marijana Llonçar Vellkova, drejtore e Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Nga Oda Ekonomike e turistëve thonë se interesimi për këtë vit, për pushime jashtë vendit, është ulur për 20 %.

"Deri tani, në bazë të statistikave të odës ekonomike të turistëve, interesimi për pushime jashtë vendit është ulur rreth 20 %, që ndoshta është rezultat i gjendjes së qytetarëve të cilët nuk mund t'ia lejojnë vetes të ndajnë para për të udhëtuar jashtë. Mirëpo destinacionet më të kërkuara edhe për këtë vit, janë në Greqi, ndoshta për shkak të afërsisë, dhe si destinacion i dytë paraqitet Turqia dhe Shqipëria, që për këtë vit ka një interesim shumë të madh", tha Lejla Krstevska, drejtore e odës ekonomike së turistëve.

Broshurën "Konsumatorët dhe të drejtat e tyre gjatë udhëtimeve të organizuara turistike" mund ta kërkoni në të gjitha agjencitë turistike ose ta shkarkoni nga faqja e internetit e ministrisë së Ekonomisë dhe Organizatës për Mbrojtjen e Konsumat...

Recommended