Mediat greke rreth deklaratës së Gruevskit për çështjen e emrit

  • 9 years ago
Mediat greke u kanë kushtuar hapësirë të madhe deklaratave të kryeministrit Nikolla Gruevski dje në Parlament, në seancën e pyetjeve të deputetëve. Gazeta greke "Naftemboriki" shkruan se kryeministri Nikolla Gruevski është pro ndonjë zgjidhjeje të emrit, që nuk do të ndikojë në identitetin e popullit të tij. Kjo gazetë shkruan gjithashtu se kryeministri Gruevski nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që parashikon ndryshimin e Kushtetutës dhe emrit kushtetues, cenimin e identitetit, gjuhës dhe popullit. Me të njëjtën temë hapej edhe gazeta Elefterotipia, "Zgjidhje pa ndryshimin e emrit kushtetues".

Kjo gazetë transmeton qëndrimin e Gruevskit se Qeveria e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, është për intensifikimin e negociatave, por se nuk po gjen bashkëbisedues tek pala greke. Faqet e gazetave greke sot i kishte mbushur edhe lajmi se presidenti francez Fransoa Oland është shprehur i gatshëm që të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së emrit.

"Duke theksuar marrëdhëniet e mira që ka Parisi me Athinën dhe Shkupin, Oland është shprehur se Franca dëshiron të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes, me qëllim që, mes të tjerash, të hiqet pengesa kryesore në rrugën e vendit fqinj drejtë Bashkimit Evropian", shkruante gazeta greke "Imersija".

Deklaratat e presidentit francez për gatishmërinë e Francës që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së emrit, i transmetojnë edhe gazetat Etnos dhe Eleftoritipija, si dhe shumë gazeta të tjera greke me autoritet. Benjamin Arifi

Recommended