Totozani pret ambientalistët: Grup ekspertësh për xhaminë

  • 9 years ago
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka pasur një takim sot me një grup ambientalistësh. Shqetësimi i ambientalistëve, mes të cilëve edhe Sazan Guri, kanë qenë pemët. "Janë duke u prerë pemë të vjetra sa vetë Tirana", u tha në takim apo se "xhamia, që po ndërtohet te parlamenti, duhet të konsultohej më parë me publikun".
Në fjalën e tij gjatë takimit, Avokati i Popullit u shpreh se institucioni që ai drejton mbron qytetarët nga veprimet e paligjshme dhe të parregullta të administratës, por edhe promovon. Totozani ka siguruar besimtarët që Avokati i Popullit mbështet ngritjen e një xhamie, që qytetarët myslimanë të mos ndihen të diskuriminuar, por ashtu si çdo besimtar tjetër të kenë dhe ata kultin e tyre të faljes.