Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përfshirja e Maqedonisë në projektin "Përroi Jugor" do përshpejtojë gazifikimin e vendit. Kështu theksoi sot ministri i Financave Zoran Stavreski, duke shpjeguar se së shpejti gjiganti rus, kompania "Gazprom" dhe kompania shtetërore maqedonase "Resurset Energjetike Maqedonase", do të fillojnë të punojnë së bashku për zgjidhjen se nga cila anë do të hidhet dega e gazsjellësit për në Maqedoni, dhe si do të zbatohet ajo teknikisht. Stavreski vuri në dukje se bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar i cili edhe pse mbështetet në gazin rus, përfshinë edhe aksionerë nga disa vendeve evropiane, midis të cilëve Gjermaninë dhe Italinë. Një projekt i rëndësishëm që ka të bëjë me gazifikimin, shtoi Stavreski, është edhe ndërtimi i rrjetit kombëtar të gazit në Maqedoni.

"Bëhet fjalë për dy projekte të ndryshme, por që janë të lidhura. Me vet faktin që nëpërmjet projektit "Përroi Jugor" do të sigurojmë sasi ekstra gazi dhe një burim të qëndrueshëm deri në kufirin e Maqedonisë, po krijohen mundësi që të realizohet edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të brendshëm të gazifikimit, që do të realizohet me anë të shlyerjes së borxhit të kliringut në fazën e parë, kurse në fazën e dytë nëpërmjet kredive të BERZH-it dhe burimeve të tjera", tha Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Me realizimin e dy projekteve, thotë Stavreski, gazi do të vijë më pranë familjeve në Maqedoni dhe kapaciteteve industriale në vend. Ndërtimi i rrjetit sekondar në Maqedoni, siç tha ministri, është vlerësuar paraprakisht në rreth 300 milionë euro.

"Ne presim që në fund të këtij muaji, apo në fillim të muajit të ardhshëm, nga "Strojtrans Gaz", kompania ruse që është partnere për ndërtimin e rrjetit të brendshëm, të marrim ofertën përfundimtare për degën e parë, pastaj qeveritë e Rusisë dhe Maqedonisë duhet të verifikojë kushtet e ofertave dhe diku në vjeshtë, të firmoset marrëveshja përfundimtare me kompaninë "Strojtrans Gaz", pas të cilës do të fillojë ndërtimi", u shpreh Zoran Stavreski, ministër i Financave.

Këto deklarata Stavreski i bëri pas firmosjes së Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe Marrëveshjes ndërmjet bankës KFV dhe shoqatës aksionare ELEM, për huan prej 35 milionë eurosh për projektin "Parku i Turbinave me Erë - Bogdanci" dhe riparimi i hidrocentralit "Spile 2". Petar Bllazhevski

Category

📺
TV
Comments

Recommended