Gruevski nuk shpalos propozimin e fundit të Nimicit

  • 9 years ago
Gruevski nuk e përmendi propozimin e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic, megjithëse u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga deputeti i Partisë Liberale Ivon Veliçkovski. Por, Gruevski përsëriti të njëjtin qëndrim se nuk do të pranojë asnjë lloj propozimi që do të prekte identitetin, gjuhën, kulturën dhe kombin maqedonas. Për cilindo propozim të pranueshëm nga të dyja palët, në fund do të jetë qytetarët ata që do të shprehen përmes referendumit, kështu që kontesti me Greqinë është çështje që nuk mund të zgjidhet nga një individ, politikan, parti politike, qeveri apo ky Kuvend. Amini i fundit i takon vetëm qytetarëve.

"Do të doja të dija zyrtarisht, cili është propozimi dhe cili është qëndrimi juaj rreth kësaj çështje", pyeti Ivon Veliçkovski, deputet i PL-së.

"Zoti Nimic, herë pas here ofron ide se si të kapërcehen dallimet mbi emrin. Ky është edhe mandati i tij si ndërmjetës i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Duatë them se në moment që do ta ndiejmë të nevojshme ndarjen publikisht me opinionin të ideve të Nimicit, do e bëjmë. Por, për aq kohë sa do të gjykojmë se ato ide të shpalosura mund t'i shkaktojnë dëm procesit, normalisht atëherë do të përmbahemi nga publikimi", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

"E keni fjalën për ndryshime kushtetuese, apo për ndërrimin e referencës Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë", pyeti Ivon Veliçkovski, deputet i PL-së.

"Një nga pozicionet tona në program është se ne, nuk do të lejojmë ndryshime kushtetuese që kanë për qëllim ndërrimin e emrit kushtetues, dhe kjo është përgjigjja e pyetjes tuaj", u përgjigj Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kohë më parë propozimin e Nimicit u zbardh fillimisht nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa dje, edhe ministri i jashtëm Nikolla Popovski i cili deklaroi në një intervistë për mediat gjermane, se propozimi i fundit i Nimicit është bazë e mirë për gjetjen e zgjidhjes me Greqinë. Bedri Rexhallari

Recommended