Shkodër, gjendet Rolex-i 30 mijë € i ish-Drejtorit të Postës

  • 9 years ago
Një orë "Rolex" me vlerë 30 mijë euro, e cila i është grabitur me armë ish-Drejtorit të Postës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha, është gjetur dy muaj më vonë.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës bëri të ditur, se janë arrestuar Balë Qarrica, 41 vjeç, Gëzim Doda, 31 vjeç dhe Petrit Pusi, 26 vjeç, pasi janë autorët e grabitjes me armë të zyrës së LSI-së në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2013.

Brenda zyrës, sipas të njëjtave burime, ka qenë duke punuar anëtari i kryesisë për Shkodrën, Shkëlzen Berisha, të cilit i kanë marrë me armë dhe orën "Rolex".

Ora e dorës, është e përbërë prej floriri dhe prej 52 gurësh diamanti, dhe ka vlerën e 30 mijë eurove.

Recommended