Seriali i dhunimeve në Nartë, disa të dyshuarve do i bëhet ADN-ja

  • 9 years ago
VLORE - Pas protestave në Nartë dhe akuzave të banorëve, se po dhunohen plakat e fshatit, disa personave të dyshuar u janë marrë kampionë, me të cilët do të bëhen dhe analizat e ADN-së. Burime nga Drejtoria e Policisë së Vlorës pohuan për A1 Report, se në bazë të dëshmive të grave të pyetura, por edhe deklaratave të bëra nga banoret e fshatit Nartë, disa persona të dyshuar janë shoqëruar e pyetur në polici, ndërkohë që u janë marrë edhe kampionë për analiza.

"Shqetësohemi që të gjithë. Ka 10 vjet që po ndodhin këto gjëra, është turp i madh. Kanë bërë përdhunime në gjyshet dhe nënat tona. Autori është një njeri i sëmurë. 12 persona që do të ekzaminohen, duhet të gjendet autori me çdo kusht. Unë kërkoj që kjo çështje të zgjidhet sa më parë dhe të gjendet ai që ka bërë këto veprime makabre."- thotë një banor.

Policia ka vendosur dy patrulla police gjatë natës, megjithatë banorët sërish ndihen të frikësuar.

"Kohët e fundit ka ndodhur një ngjarje shumë të keqe. Një plakë 80 vjecare e kanë përdhunuar. Na ka ardhur keq. U bë një mbledhje urgjente me banorët e fshatit. Qeveria ka nisur që të ekzaminohen, vijnë ptarulla natën. Unë kam frikë, zgjohem natën kur dëgjoj zhurma apo ulërima qenve. Kanë marrë njerëzit që dyshojnë, nga fshati, por edhe aty që janë rrotull fshatit, kanë ardhur nga rrethe të tjera dhe punojnë në bacet e plakave. Edhe fëmijët tanë jashtë shteti janë shumë të shqetësuar. Autori duhet të varet në mes të fshatit. kjo është shumë e rëndë, na vjen rëndë kur takojmë shokët. Më përpara nuk e kanë denoncuar nga turpi, u ka ardhur rëndë. Ata vënë një maskë dhe i lidhin."- thotë banori tjetër.

Recommended