Janakievski: 10 pika karburanti në korridorin 10

  • 9 years ago
Në korridorin 10 do të ndërtohen 10 pika të reja karburanti. Ky korridor i cili përshkon Maqedoninë, në lidhjen ndërkombëtare mes Mynihut, Zagrebit, Beogradit, Nishit dhe Athinës, ka nevojë për shumë pika karburantesh-ka thënë Janakievski. Tenderin për blerje të tokave sot e shpalli Ministria e Transportit e cila e vlerësoi këtë, si mundësi të mirë për tërheqje të investimeve të huaja. Ministri i transportit Mile Janakievski tha se për çdo pikë të re karburanti do të ketë nga të paktën 30 punëtorë të rinj, gjë që do të ndikojë pozitivisht në aspektin e punësimit të popullatës. Tenderi zgjat deri më 27 gusht.

"Bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha që përveç ndërtimit të pikave të karburanteve duhet të inkorporojnë edhe ndërtimin e objekteve të tjera. Kjo bëhet me qëllim që pikat e karburanteve të ndërtohen në shumë lokacione për pushim të udhëtarëve apo shoferëve që përshkojnë këtë korridor", tha Mile Janakievski, ministër i transportit. Alsat-M