Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Kjo është Hazbija 10 vjeçe nga lagjja Gazi Babë e Shkupit. Është nxënëse e klasës së pestë dhe radhitet në mesin e nxënësve më të mira në shkollë. Edhe kundër dëshirës së madhe për mësim, ajo shpesh mungon në shkollë për shkak se në një pjesë të kokës nuk ka flokë fare, si shkak i një djegie që kishte pësuar në moshën 10 muajshe. Derisa moshataret e saj luajnë jashtë ajo i shikon nga pragu i derës së shtëpisë, e mërzitur dhe me shpresë se një ditë do të arrijë të kryej operacionin për mbjelljen e flokëve dhe të ketë flokë të gjata dhe të bukura, njëjtë si shoqet e saja.

"Notat i kam me pesë, ndonjëherë shoqet e mia qeshin me mu..pse e kam kokën e djegur..Kur shkon në shkollë qysh i rregullon flokët? Vendoj kapelë. Çdo ditë shkon me kapelë ose vendon edhe diçka tjetër? Jo, veç kapelë vendojë..po, kam dëshirë ti ke flokët sikur të shoqeve të mia..A i kreh çdo ditë, a është vështirë kur i kreh? Jo, vetëm ndonjehër më dhemb koka këtu", u shpreh Hazbije Krivanjeva, fëmijë.

Nëna e Hazbijes është e sëmurë psiqikisht, andaj për Hazbijen kujdeset gruaja e xhaxhait, Musherefe Krivanjeva e cila thotë se çdo ditë mundohet t'ia rregullojë flokët Hazbijes me qëllim që mos të vërehet pjesa e djegur dhe pa flokë.

"Valla më duket se shpirti më dhemb, pse nuk kam fëmijë, këta i kam gjithçka, se ne kemi qenë kunata po edhe shoqe. Po ja vendoj naj bisht, ndonjë kapëse që ta zbukurojë pak që mos ti shihet ose kapelë kur dalim diku ose në Pazar me ble diçka, me pare që na jep dikush..Ashtu e rregullojmë, pak ja mbyllim se edhe veshin e ka pak të dëmtuar, si çdo fëmijë ata e qeshin se nuk ki flokë. Kjo ndonjëherë kur vjen prej shkollë qanë e thotë më kanë thanë kështu. Unë i them hesht se çdo kujt mund ti ndodhë, i them kshyr mëso për vete", tha Musherefe Krivanjeva, familjare.

Përveç tragjedisë që kishte përjetuar në fëmijëri, Hazbija bën një jetë shumë të vështirë. Bashkë me familjarët e saj bëjnë gjumë në një dhomë dhe pa kushtet më elementare për jetë. Nga larg, shtëpia njëdhomëshe të bën përshtypje se është fermë kafshësh e jo shtëpi banimi. Familjarët gjithashtu thonë se shpesh herë mbesin edhe pa ushqim.

"Kur të çohemi në mëngjes njëherë duhet ti thejmë duart se çka do të bëjmë për mëngjes. Ka ndodhë që ka pas veç bukë me spec ose një vezë veç me kapërcye iftarin. Fëmijët po lypin...nuk e dinë a ke a nuk ke, duhet me ja bo, ndonjëherë e ndajmë prej gojës që t'ua plotësojmë dëshirat këtyre, ose na jep dikush ndonjë denarë, hajt një teshë ose ndonjë ushqim si çdo kush, si çdo fëmijë që ka dëshirë t'ia plotësojmë kushtet, dëshirat..Edhe në shkollë tash për veshje jemi katastrofë", tha Musherefe Krivanjeva, familjare.

Derisa ekipi i Alsat-M qëndroi në këtë shtëpi, familjarët apeluan për ndihmën e njerëzve humanë, qoftë në material ndërtimor ose çfarëdo lloj ndihme tjetër për të përmirësuar gjendjen e rëndë ekonomike. Ndërkohë Hazbija kishte apel të veçantë ndaj mjekëve ose personave që mund tjerë që mund të ndihmojnë në gjetjen e mënyrës për mbjelljen e ...

Category

📺
TV

Recommended