KRRE: Ngrohja qendrore do të lirohet

  • 9 years ago
Lirohet ngrohja qendrore për banesat deri më 60 metra katrorë. Me propozim të Komisionit Rregullatorë për energji elektrike të gjithë konsumatorët e ngrohtores 'Ballkan Enerxhi Grup' do të paguajnë fatura më të lira për ngrohje për 2,8% më lirë, kurse ata ngrohtores 'Shkup Veri' do të paguajnë për 2.1%. Edhe shfrytëzuesit e shërbimeve të kompanisë ELEM-it do të paguajnë fatura më të ulëta për ngrohje për 0,71 %. Vendimi do të kumtohet në fund të muajit.

"Një banesë me sipërfaqe prej 60 metra katrorë, me fuqi të instaluar ngrohëse prej 7.5 kë fuqi dhe harxhime vjetore prej 9000 kë, do të ketë ulje të çmimit prej 2.82 % nëse shfrytëzon shërbimet e Ballkan Enerxhi Grup, tek konsumatorët e ngrohtores "Shkup Veri" për 2,12 dhe tek" ELEM" për 0,71", deklaroi Dimitar Petrov , kryetari I komisionit rregullatorë.

Nga komisioni thonë se vendimi i tillë vjen pas lirimit të çmimit të gazit natyrorë dhe harxhimeve të përgjithshme të ngrohtoreve, por ka mundësi që të vendimit ndryshojë nëse ka ankesa nga ngrohtoret se janë rritur çmimet e harxhimeve . Gjithashtu si mundësi për ndryshim të vendimit për lirimin e energjisë është shkyçja eventuale e shkollave nga sistem i ngrohjes.

"Nëse ndonjëra prej kompanive ka harxhime të shtuara mbi 5 %, ndërkohë do munden të bëjnë kërkesë për ndryshim të çmimit", u shpreh Dimitar Petrov , kryetari I komisionit rregullatorë.

Ndryshe, nga komisioni thanë se ata që duan të shkyqen nga sistemi i ngrohjes qendrore tani duhet të paguajnë kompensimin jo vetëm për 8 muaj, por për tërë vitin duke arsyetuar kështu këtë vendim me zvogëlimin e çmimit. Ky vendim do të hyj në fuqi nga 1gushti dhe do të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm. Ferikan Iljazi

Recommended