Ruzhin: Gruevski meritoj përgjigje jo-diplomatike

  • 9 years ago
Një qeverie jo diplomatike siç është kjo e Gruevskit sigurisht që i duhet dhënë përgjigje jo-diplomatike . Kështu komenton retorikën e ambasadorit Lituanez, ish diplomati Nano Ruzhin sipas të cilit ambasadori nuk ka folur përmendësh por qartë ka prezantuar instruksionet e marra nga BE-ja.

"Për fat të keq, kjo kritikë e cila na bie shumë rëndë, është e merituar sepse definitivisht pushteti duhet të kuptoj se po bën gabime të madha, pa demokraci nuk ka Bashkim Evropian. Ai nuk ka folur përmendsh, por ka folur para së gjithash sipas instruksioneve të caktuara, ashtu që me një qeveri jo-diplomatike, me qeveri e cila nuk din ti zbatoj instruksionet e BE-së për reforma më të shpejta, normalisht se gjërat duhet të thuhen hapur. Mendoj se kritikat e BE-së dhe ambasadorëve në Maqedoni edhe të Fyles në Bruksel janë gjithnjë më të qarta e më brutale", tha Nano Ruzhin, ish ambasador.

Sipas Ruzhinit Qeveria e Gruevskit duhet të kuptoj se është e obliguar të zbatoj reforma demokratike. Në të kundërtën Maqedonia do të mbetet në vend dhe do të anashkalohet nga të gjitha shtetet tjera aspirante për në BE dhe NATO.

"Atë që e dinim të gjithë ne si duket duhej të na e thotë dikush nga jashtë. Është evidente se Maqedonia nuk ka problem vetëm me emrin për hyrje në BE dhe NATO, por problem edhe me sistemin politik, me demokracinë. Pa lirinë e mediave, pa gjyqësor të pavarur, pa luftë të suksesshme kundër korrupsionit, nuk ka as BE as NATO", deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador.

Ditë më parë ambasadori i Lituanisë, Jushka derisa prezantoi prioritetet e Lituanisë gjatë kryesimit 6 mujorë me BE-në nuk përmendi fare republikën e Maqedonisë, dhe kjo sipas tij nuk ishte e rastësishme. Ai tha se Maqedonia nuk e meriton të përmendet njëlloj siç nuk u përmend as në konkluzionet e samitit të Qershorit. Bedri Rexhallari

Recommended