Nora Malaj takim me gratë në Shkodër: Stop fenomenit të dhunës

  • 9 years ago
Shkodër - Dukë marrë shkas nga rastet e fundit të dhunës në familje dhe krimet që kanë pasuar këtë fenomen, Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur një plan veprimi, ku në fokus ka sensibilizimin me qëllim parandalimin e këtyre rasteve.

Ka qënë anëtarja e kryesisë së LSI-së, Nora Malaj e cila zhvilloi një takim me gra dhe vajza, anëtare të kësaj force politike ku shpalosi këtë nisem. Malaj theksoi se situata sa vjen dhe rendohet nga mosveprimi dhe neglizhenca e një pjesë të strukturave të shtetit dhe shoqeria.

"Shikojmë që kemi një situatë tejet të tënsionuar. Kjo të kthen në një situatë që tit ë mendosh që çfarë po ndodh në shoqërinë tonë dhe kjo është arsyeja që ne kemi vendosur të realizojmë këtë tryezë të rrumbullakët për t'I thënë jo vetëm STOP problemit të dhunës, por për të kërkuar një bashkëpunim me të gjitha familjet dhe me të gjitha gratë për t'u sensibilizuar", tha Malaj.

Më pas gratë dhe vajzat e LSI-së së Shkodrës diskutuan për mënyren se si do të koordinohet puna në të gjithë qarkun që ky aksion të marrë përmasa kombëtare. Gjatë muajit gusht do të nisin takimet me ekspertë të fushës të cilët do të analizojnë në detaje shkaqet pse ndodhin këto fenomene dhe mënyrën se si shoqëria mund të kontribuojë për ti parandaluar.

Recommended