Maqedonia firmos marrëveshjen për "Përroin Jugor"

  • 9 years ago
Jo hera e tretë e vërtetë, por e katërta e vërtetë. Sot në Moskë, më në fund u nënshkrua kontrata me të cilën Maqedonia bëhet pjesë e gazsjellësit "Përroi Jugor". Pas shumë paralajmërimesh, prej disa vitesh tashmë, zv/kryeministri Zoran Stavreski dhe ministri i Energjisë i Federatës Ruse, Aleksandër Valentinoviç Novak, firmosën dokumentin me të cilin sigurohet gazi nga "Përroi jugor". Megjithatë, për t'u kompletuar kontrata dhe më në fund, kalimi i një degë të gazsjellësit në Maqedoni, brenda tetorit duhet të firmoset edhe kontrata pasuese me kompaninë "Strojtrans Gaz". Kjo kompani do të ndërtojë tubacionin kryesor në Maqedoni, dhe ndërtimi do të financohet nga borxhi i vjetër Rusia i ka pasur Maqedonisë. Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili gjendet gjithashtu në Rusi, firmosja e këtij dokumenti përbën një akt historik, sepse e bën Maqedoninë pjesë të "Përroit Jugor" dhe kjo do t'i mundësojë asaj stabilitet afatgjatë energjetik si dhe zhvillim të infrastrukturës së gazit në të gjithë vendin.

"Nga ky aspekt, ne i filluam hapat paraprake. Ministria jonë e Transportit nënshkroi kontratë me kompaninë që aktualisht po bën studimin e fizibilitit për gazifikimin sekondar, që do të thotë gazifikimin në qytetet tona. Pra, për aq kohë sa vazhdon përgatitja e studimit të fizibilitit, pritet të firmoset edhe Marrëveshja për sasi të konsiderueshme gazit për Maqedoninë", tha Nikola Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Zv/kryeministri Stavreski theksoi se, edhe pse Maqedonia në fillim nuk ishte planifikuar që të ishte pjesë e këtij projekti, me insistimin dhe me punën e madhe, Maqedonia u përfshi në këtë gazsjellës. Përfitime duhet të kenë edhe qytetarët, edhe kompanitë.

"Është me rëndësi tërheqja e investimeve të reja të huaja, por akoma më me rëndësi janë investitorët vendas, sepse në këtë mënyrë, atyre do të mundësohet një konkurrencë më e madhe dhe vetë ekonomisë së Maqedonisë. Kjo do të thotë investime të reja dhe hapje e vendeve të reja të punës", u shpreh Zoran Stavreski, ministri i financave.

Gazsjellësi "Përroi Jugor" tashmë filloi të ndërtohet, kurse plani parashikon që deri në vitin 2015 të ndërtohet edhe tubacioni nën Detin e Zi deri në Evropën Juglindore. Projekti pritet të përfundojë tërësisht, brenda vitin 2018. Goran Temenugov

Recommended