Bllokimi i Komisionit hetimor nuk paraqet risi për Maqedoninë, duke pas parasysh përvojën e deritanishme dhe qasjen e gabuar gjatë formimit të komisionit, i cili do të mundësonte pajtimin politik të palëve dhe jo të thjesht të zbardhte ngjarjet e 24 dhjetorit. Kështu komentojnë për Alsat bllokimin e Komisionit, analistët Naser Ziberi dhe Petar Arsovski. Ata janë skeptik në vazhdimin e punës së Komisionit hetimor. Sipas tyre ngjarjet e 24 dhjetorit duhet të zbardhen dhe të ketë përgjegjësi politike dhe penale.
"Në rastin konkret duhet të lokalizohet te bartësit e funksioneve, te dhënësit i urdhrave, ata që kanë dhënë urdhër që deputetët të largohen nga parlamenti, ata që kanë dhënë urdhër që gazetarët të përjashtohen nga seanca, ata që shihen në kamera se si dirigjojnë situatën me pjesëtarët e policisë dhe sigurimit të parlamentit, dhe madje këtu tani është çështje retorike se si, ku dhe çfarë, kur të gjitha incizimet lokalizojnë drejtpërdrejt përgjegjësin, fajtorin, kryetarin e parlamentit, Ministrinë e brendshme, ministrinë e financave e kështu me radhë", tha Naser Ziberi analist.
"Nevojitet çfarëdo përgjegjësie e cila do t'i dërgoj palët e përfshira, para drejtësisë, aty ku ka përgjegjësi politike të ketë përgjegjësi politike, aty ku është përgjegjësia penale për shkelje kushtetuese apo të ligjit, duhet të ketë përgjegjësi penale apo ligjore. Me rëndësi është se nuk guxon që pajtimi i partive politike dhe dëshira që të harrohet ajo ngjarje, të shkojë në llogari të fajtorëve dhe ata të mbeten pa u dënuar", deklaroi Petar Arsovksi.
Për Ziberin, dalje nga ky qorrsokak mund të jetë formimi i një Komisioni i udhëhequr nga faktori ndërkombëtar. Një mundësi të tillë nuk e përjashton as Arsosvki por me një dozë skepticizmi për zgjidhjen reale dhe gjetjen e fajtorëve kryesorë.
"Unë mendoj se këtë çështje mund ta bëjnë vetëm përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, të formohet një komision i cili do të ketë tre anëtarë ekspertë, njohës të rrethanave politike nga KE-ja dhe nga një përfaqësues nga pozita dhe opozita, por shumicën ta ketë faktori ndërkombëtar, kryetari i komisionit të jetë faktori ndërkombëtar. Dy përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës mund të jenë vetëm në funksion të dhënies së materialit shtesë dhe shtrues të argumenteve dhe kërkesave ndërsa gjykatësi, ai që do të marrë vendimin, të jetë i faktorit ndërkombëtar dhe ata të përbëjnë shumicën në atë komision. Në këtë mënyrë, ne vetëm do të sillemi në një rreth vicioz i cili nuk do të japë rezultate", u shpreh Naser Ziberi analist.
"Partitë politike, nëse gjejnë vullnet që t'i zbardhin ngjarjet pa u fshehur askush pas kurtuazisë politike apo pajtimit, atëherë do të kemi mundësi... nëse jo, atëherë komisioni duhet të shpërbëhet dhe të lejojë që organet hetimore të gjejnë shkelësit e ligjit që të kemi zgjidhje normale përmes institucioneve të sistemit...Duket qartë se ne nuk jemi të rritur sa duhet, që t'i zgjidhim vetë çfarëdo qoftë problemi, kështu që përfshirja e faktorit nd...