Jushka: S'ju përmenda, nuk e meritoni!

  • 9 years ago
Ambasadori i Lituanisë në fjalimin tij rreth prioriteteve të Lituanisë gjatë kryesimit 6 mujor të BE-në nuk e përmendi fare Republikën e Maqedonisë. Kjo sipas tij, nuk ishte një gabim, por një sinjal drejtuar politikës maqedonase se punët nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe se BE-ja pret reforma. Megjithatë, ai u shpreh se vendi i tij do të mbështesë politikën zgjeruese të BE-së përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit perëndimore.

"Për fat të keq në prezantimin tim nuk u përmendët, ky nuk ishte një gabim, më duhet patjetër ta pranoj. Por kjo është njësoj siç nuk u përmendët në konkluzat e qershorit, edhe ajo nuk ishte gabim. Ky vend nuk është atje, edhe pse kjo do të tingëllojë në mënyrë jo-diplomatike dhe ndoshta pak ashpër, por ky është një sinjal të cilin ne po përpiqemi tua dërgojmë juve. Nuk shohim progres në shumë fusha... Nuk bëhet fjalë vetëm për disa çështje, por për pritjet e vendeve të BE-së se vendi juaj do të arrijë ndonjë përparim në drejtim të lirisë së mediave, sundimit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, reformat zgjedhore, apo rezultatet nga komisioni", tha Renatas Jushka, ambasador i Lituanisë.

Deputeti i LSDM-së opozitare e vlerësoi real fjalimin e ambasadorit Jushka dhe fajin e adresoi tek pushteti i cili assesi të arriti që të pranonte dorën e zgjatur të BE-së.

"Çdo gjashtë muaj kemi kryesues të ri në BE, duar të reja të zgjatura për mbështetje, por disi ne ikim nga këto duar që na ofrohen për mbështetje. Dua të shpreh shqetësimin tim, se në fjalimin tuaj, në prioritetet tuaja nuk u përmend Maqedonia. Fjalimi juaj, për fat të keq ishte i bazuar në situatën reale, dhe ajo ka të bëjë me konkluzat e samitit të qershorit të BE-së, ku Maqedonia për fat të keq nuk u përmend fare. Në këtë samit, Kroacia u anëtarësua në BE, Serbia dhe Kosova bënë përparim të theksuar, ndërsa Maqedonia nuk ishte në konkluzionet e samitit", deklaroi Jani Makraduli, deputet I LSDM-së.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, alibinë në ngecjen e procesit euro-integrues e kërkojnë në moszgjidhjen e çështjes së emrit. Milloshovski theksoi se Greqia mban peng integrimin e Maqedonisë, ndërsa Hajrulla Misini në formë shakaje u mundua të prezantonte gjendjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejtë BE-së.

"Problemi jonë i cili është krijuar nga një vend anëtar i BE-së, është kontest i imponuar nga ana e Greqisë pa ndonjë shkak më serioz që nga viti '92 dhe akoma po zgjat, dhe tani nga një bllokadë po kalon në një dimension të bllokadës së dyfishtë. Pengesa e parë ka të bëjë me anëtarësimin në NATO dhe BE, ku Greqia na bllokon për shkak të kontestit bilateral, të cilin vetë e ka imponuar. Ndërsa pengesa e dytë është në OKB ku ne nuk mund të arrijmë tek bashkëbiseduesi, për bisedime reale për tejkalimin e këtij kontesti", tha Antonio Milloshovski, deputet I VMRO-DPMNE-së.

"E keni të njohur situatën tonë specifike lidhur me anëtarësimin tonë në BE, e cila për fat të keq, më së miri e pasqyron shakanë e cila qarkullon në korridoret e institucioneve në ...

Recommended