Bele i PS: Kolegji vendosi që KQZ ka qënë haptas kundër ligjit

  • 9 years ago
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Koli Bele, sapo u njoh me Vendimin e Kolegjit Zgjedhor për pavlefshmërinë e numërimit të qarkut të Lezhës, deklaroi për mediat: "Kolegji Zgjedhor, në ndryshim nga KQZ-ja, e lexoi ligjin siç qe ka shkruar ligjvënësi. Ky vendim ka efekt automatik edhe për qarkun e Shkodrës. Vendimet e KQZ-së kanë qënë haptas në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka nevojë për stërhollime për të kuptuar që një mbledhje që u urdhërua politikisht e ka futur në këtë fazë procesin, në një qorrsokak, që për fat të mirë Kolegji e zgjidhi".

Recommended