KQZ-ja vazhdon rinumërimin e Shkodrës: Vendimi ish për Lezhën

  • 9 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës me debate të ashpra mes përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe kryetares së KQZ-së në lidhje me procesin e rinumërimit të qarkut të Lezhës. Në orën 14:50, përfundoi rinumërimi në KZAZ-në nr.1 me diferenca të papërfillshme që nuk çuan në ndryshim mandati. Mirëpo, në orën 16: 20, Kolegji Zgjedhor vendosi që të të pranojë pavlefshmërinë e numërimit të qarkut të Lezhës, duke pranuar kërkesën e PS-së. Pas këtij vendimi, përfaqësuesit e PS-së besuan se ky vendim i Kolegjit hynte automatikisht në fuqi edhe për rastin e Shkodrës. Por, rinumërimi i votave të këtij qarku nisi në orën 19:30 pasi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi deklaroi se vendimi i Kolegjit ishte për Lezhën dhe jo për qarkun e Shkodrës.

Recommended