Kolegji rrëzon rinumërimin për qarkun e Lezhës nga KQZ-ja

  • 9 years ago
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës duke pranuar kërkesën e paraqitur nga Partia Socialiste për pavlefshmëri të këtij procesi, pasi KQZ-ja prej katër anëtarësh tashmë, nuk ka kuorumin e duhur për të marrë vendim. Kuorumi i kërkuar është 5 veta, që KQZ-ja nuk i ka pas dorëheqjes së tre komisionerëve të majtë. PS-ja tashmë është në pritje të zbardhjes së vendimit, që do të hedhë poshtë rinumërimin për qarkun e Lezhës, tashmë të përfunduar dhe beson se automatikisht, ky vendim do të jetë i vlefshëm edhe për qarkun e Shkodrës, ku rinumërimi është në proces.

Recommended