Topalli: PD do t'i japë leksione kundërsharit politik

  • 9 years ago
TIRANË - Ka votuar për kreun e ri të PD rreth orës 12:30 edhe Kryetarja e Kuvendit në detyrë, Jozefina Topalli.

Pasi ka votuar, ajo ka dalë para gazetarëve, duke deklaruar se "ata kanë bërë të mundur në momente të vështira për PD-në të realizojnë një proces emancipues për politikën shqiptare. Jam e frymëzuar nga çdo anëtar i PD për shpirtin e tyre të madh, të thellë demokratik".

Ajo nuk ka harruar të përmendë meritat e Sali Berishës, i cili sipas Topallit "edhe pasi ka dhënë dorëheqjen ka vendosur një standard më të lartë në politikën shqiptare".

Topalli ka reaguar edhe mbi situatën dhe deklaratat pas rinumërimit të votave në Lezhë dhe Shkodër: "PD do t'i japë leksione edhe kundërshtarit politik, që ka përdorur forcën, paranë për të marrë pushtetin", ka përmbyllur deklaratën e saj Topalli.

Recommended