Fier, vijon dita e 7-të e protestës punonjësit peticion institucioneve

  • 9 years ago
Fier - Protesta e punonjësve të ARMO-s në rrethin e Fierit ka vazhduar për ditën e shtatë. Mosgjetja e një zgjidhje për problemin e tyre dhe injorimi nga institucionet përkatëse, të cilat nuk iu kanë kthyer as edhe një përgjigje, i ka detyruar punonjësit e rafinerisë së naftës së Ballshit, të protestojnë për të shtatën herë.

"Këta punëtor e kanë lidhur jetën e tyre me këtë ndërmarje. Në qoftë se ndërmarja 'Armo' është në krizë ekonomike për shkak të shtetit që nuk ka ndërhyrë me masa ligjore të drejta, atëherë për 6 muaj ta ndihmojë këtë kompani qoftë edhe financiarisht për të dalë nga kjo gjëndje që është kompania për të hequr taksat, akcizën që ka nafta dhe solari dhe për të na ndihmuar ne si punonjës", tha njëri prej protestuesve.

Protestuesit kërkojnë që të zhbllokohet kompania e naftës ARMO. Kësaj të fundit iu bllokuan llogaritë bankare pa asnjë njoftim dhe asnjë shpjegim nga Tatimet, duke lënë pa punë qindra punëtorë. Protestuesit i dërguan dhe një peticion institucioneve më të larta qëndrore, por s'kanë marrë asnjë përgjigje.

Recommended