Kinë, 54 persona humbën jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin

  • 9 years ago
Kinë - Të paktën 54 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti që tronditi Kinën veriperendimore. Sipas raportimeve të gazetës China Daily si pasojë lëkundjeve të tërmetit përgjatë kufirit të dy vendeve Min dhe Zhang në orën 07:45 me kohën lokale janë plagosur rëndë edhe 337 banorë.

Shërbimet e urgjencës janë konvergjente në zonë, duke përfshirë Shoqërinë e Kryqit të Kuq të Kinës, e cila ka dërguar 200 tenda dhe furnizime për të strehuar dhe mbështetur personat e prekur.

Sipas institutit të sizmiologjisë në Kinë tërmeti ka qenë me magnitudë 6.6 dhe me thellësi relativisht të cekët prej rreth një gjysmë milje.
Përveç viktimava në njerëz dhe një numër të konsiderueshëm të personave të plagosur tërmeti shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme material.

Sipas televizionit shtetëror ÇTV, presidenti kinez Xi Jinping i ka bërë thirrje ekipeve të shpëtimit për të dhënë maksimunin për shpëtimin e personave të plagosur.

Tërmeti ka shkaktuar tronditje të fuqishme, duke prerë linjat e telekomunikacionit dhe dëmtuar një autostradë kryesore që lidh kryeqytetin e provincës së Lanzhou në jug, sipas Daily Kinë.

Në këto kushte edhe shërbimet e trenave në këtë zonë kanë qenë gjithashtu të pezulluara. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit po pengohen edhe nga reshjet e shiut që po shkaktojnë rrëshqitje të tokës në mënyrë të vazhdueshme.

Recommended