PD, Berisha voton për kreun e ri: "Ditë historike për PD-në"

  • 9 years ago
TIRANË - Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka votuar rreth orës 11:30 në selinë e PD në Tiranë për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.

"Dua të theksoj me kënqësi të veçantë, se kjo është një ditë historike për Partinë Demokratike, pasi për herë të parë në historinë e saj dhe të vendit zgjedh bazuar në parimin më demokratike "një anëtar një votë" kryetarin e saj të ri.

Berisha nuk ka harruar të theksojë se "ky është një rast i shkëlqyer për t'u përcjellë përshëndetjet më të përzemërta të gjithë anëtarëve të PD për mënyrën e civilizuar, që ata ndoqën dhe respektuan garën e hapur për kryetar partie, por dhe për pjesëmarrjen sot në votime".

"I siguroj që do jem njëri prej tyre, për të bërë gjithçka, që në një fillim të fuqishëm të PD, ajo ta shndërrojë garën e saj të parë në fitore të thellë", ka përfunduar mesazhin e tij Berisha.