Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qytetarët e Shkupit prej sot do të mund të freskohen, argëtohen dhe çlodhen në Akaua parkun e parë në kryeqytet. Në sipërfaqe prej 12.000 metra katrorë janë ndërtuar 10 toboganë, pishinë për fëmijë, pishinë me valë, lum i qetë, ndërtesë administrative me restorant, tre kafe bare, tualete, dhomë për zhveshje dhe ndihma e parë. Bileta në Akua park do të kushtoj 300 denarë, për fëmijët deri në moshën 4 vjeçare dhe personat me aftësi të kufizuar hyrja do të jetë falas. Ndërsa orari i punës do të jetë prej orës 10:00 deri në ora 01:00 pas mesnate.

"Sot kishim rastin të marrim pjesë në një ngjarje e cila ishte pjesë e premtimeve tona në zgjedhjet e fundit, që ishte pjesë e premtimeve të programit që kemi prezantuar para qytetarëve, ajo është ndërtimi i Akua parkut të parë në Shkup. Shumë vite pritëm me shpresë se sektori privat do ta ndërtoj, megjithatë për shkak se nuk kishin ndonjë interes ekonomik, sektori privat nuk e bëri atë, kështu që pas shumë pritjeve vendosëm ta vëmë në program", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

"Akua parku ndërtohet në një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrorë dhe në të ka përmbajtje për të gjitha gjeneratat. Në këtë atraksion veror i cili kushton 5.5 milion euro, ka katër pishina, mes të cilëve pishina me valë, pishinë për fëmijët e moshës deri 8 vjeç i tematizuar me filmin e njohur Piratët nga Karaibet, ka 10 toboganë, bumerangë dhe tjerë. Të gjitha rekuizitat janë të certifikuara dhe i plotësojnë standardet e sigurisë për objekte të llojit të këtillë", u shpreh Ratko Kapushevski, drejtor i QS Boris Trajkovski.

Në Akua Park do të punojnë 35 shpëtues, ai do të mundësoj edhe 40 vende të reja pune, për persona të cilët do të angazhohen në objektet hotilerike, tre kafe baret dhe një restorant. Do të ketë edhe hapësirë për dhënien e ndihmë së shpejtë. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended