Artistët shqiptarë akuzojën për diskriminim, nga 110 projekte vetëm 1 për shqiptarët

  • 9 years ago
Ministria e kulturës refuzon edhe ato pak projekte shqiptare që konkurrojnë në konkurset e ndryshme kulturore të organizuara nga ky dikaster duke diskriminuar kështu artistët shqiptar. Një situatë e tillë paraqitet edhe në konkursin e fundit për financimin e manifestimeve me interes nacional 'Vala e nxehtë kulturore 2013', ku nga 29 komuna që kanë fituar në konkurs vetëm dy janë shqiptare, ajo e Gostivarit dhe Kërçovës. Nga këto dy komuna, projekte shqiptare janë vetëm në komunën e Gostivarit por jo edhe në komunën e Kërçovës. Ndaj këtij diskriminimi ka reaguar artistja shqiptare Besiana Mehmeti e cila ka konkurruar me dy projekte në komunën e Kërçovës, njëra prej të cilave me karakter multi-etnik.

"Konkurrova me dy projekte, dhe asnjë nga projektet nuk ka kaluar, nga 110 projektet, pra vetëm një projekt shqiptarë ka kaluar dhe ai projekt i Komunës së Gostivarit. Arsyetimi që unë kam nga kompetentët për këtë punë që janë në Komunën e Kërçovës ka qenë se paskan thënë se mjetet që janë kërkuar në projektet shqiptare kanë qenë shuma më të mëdha se sa ato në projektet maqedonase, që është një arsyetim banal. Sepse përqindja shqiptare duhet të merret pavarësisht se çfarë shume është ajo. Dhe në këtë konkurs të këtyre projekteve me vetëm një projekt shqiptarë i bie që shqiptarët përfaqësojnë vetëm një për qind të kulturës në tërë shtetin që është injoruese, është nënçmuese edhe për artistët që kanë konkurruar si profesionistë, edhe për të tjerët që kanë konkurruar po edhe për shqiptarët në përgjithësi", tha Besiana Mehemti, këngëtare.

Nga ministria e kulturës për këtë situatë fajësojnë ish kreun e Kërçovës i cili u ka dhënë prioritet projekteve maqedonase. Duke mos shpalosur emrat e anëtarëve të komisionti që kanë bërë vlerësimin e projekteve, sekretari shtetëror në minstrinë e kulturës Muzafer Bislimi tha se në çdo komision tre anëtarsh, njëri prej tyre është shqiptar.

"Nuk e di numrin e saktë të komunave që kanë konkurruar por kanë fituar 29 komuna prej tyre dy komuna shqiptare kanë kaluar projektet e tyre komuna e Gostivarit dhe Kërçovës. Për komunën e Gostivarit mund të them se ishin projekte shqiptare ndërsa për komunën e Kërçovës nuk e di nuk besoj të jen projekte shqiptare pasi ka konkurruar ish kryetari I komunës kur ishte maqedonas dhe nuk besoj se iu ka dhënë prioritet projekteve shqiptare sepse çdo komunë kishte të limituar numrin se sa projekte mund të përkrahen dhe për këtë arsye nuk besoj se I është dhënë prioritet projekteve shqiptare", deklaroi Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror në ministrin e kulturës.

Për një situatë të tillë, Mehmeti fajëson zyrtarët shqiptarë në ministrin e kulturës dhe kërkon që ata të jenë më shumë në shërbim të qytetarëve ndërsa Bislimi thekson se edhe përkundër interesimit të dobët të komunave shqiptare për të konkurruar, përfaqësimi i projekteve shqiptare është gjithnjë e më i madh.
"Sigurisht që përgjegjësia duhet të bie mbi pjesën shqiptare që në përfaqëson në komisionet që janë gjithmonë në m...

Recommended