Shpërthim në aeroportin e Pekinit autori një person në karrocë invalidi

  • 9 years ago
PEKIN - Aeroporti ndërkombetar i Pekinit është tronditur nga një shpërthim sot, duke sjellë evakuimin e terminalit 3 dhe alarmimin e strukturave të sigurisë. Ndërkohë që lajmi u përhap me shpejtësi të madhe në internet dhe nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Shpërthimi ndodhi në hollin e mbërritjeve të terminalit numër 3 dhe pas momenteve të para të panikut, u sqarua se autor i shpërthimit kishte qenë një 34 vjeçar në karrige me rrota i cili pasi kishte ngritur duart lart dhe kishte bërtitur diçka, kishte shkrepur detonatorin që mbante në dorë.

34-vjeçari shpërtheu një çantë që e mbante në prehër, të mbushur me barut fishekzjarresh.

Shpërthimi nuk ka qenë shumë i fuqishëm dhe vetë autori ka mbetur i plagosur, ndërkohe që nuk janë shënuar dëme të tjera, por një re tymi mbuloi hollin dhe kjo bashkë me zhurmën e shpërthimit i ka bërë të gjithë të mendojne fillimisht se po bëhej fjalë për ndonjë sulm terrorist.

Autori tha se "e kreu aktin e shpërthimit në shenjë proteste ndaj një rrahjeje brutale që i kishte bërë policia, dhe që i kishte shkaktuar paralizë".

Policia e Pekinit njoftoi se pas sqarimit të detajeve të incidentit, puna në aeroport iu rikthye normalitetit.

Recommended