Hapja e kutive, Celibashi i PS: Akt i papërgjegjshëm i KQZ, LSI: KQZ e paplotë

  • 9 years ago
TIRANE - Partia Socialiste nëpërmjet deputetit të saj, Ilirjan Celibashi deklaron se vendimarrja e KQZ për rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës është në kundërshtim të plotë me ligjin. Në emër të PS-së, Celibashi i cili dikur drejtonte këtë institucion të administrimit të zgjedhjeve deklaron se vendimi është rrjedhojë e presionit politik të pakicës në largim, një kat i papërgjegjshëm. Në kohën kur në sallën e mbledhjeve të KQZ-së vazhdonte procesi i hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit në qarkun e Lezhës, nga selia e LSI-së Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Luan Rama deklaron se me procesin e rinumërimit në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës, KQZ-ja gjysmake përdori dy standarde duke u bërë dëshmi e keqpërdorimit si instrument i verbër politik nga Partia Demokratike. Luan Rama kujton qëndrimin e KQZ-së duke hedhur poshtë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 15 kutive të qarkut të Kukësit.

Recommended