Kamëz, banesa 2 katëshe përfshihet nga flakët, nisin hetimet

  • 9 years ago
TIRANE - Një banesë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjezit në rrugën "Liria" në Kamëz por fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha ndërsa dy autozjarrfikse kanë mundur të vënë në kontroll flakët brenda 30 minutash.

Fakti që banesa ishte e ndërtuar prej druri ka bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi nga kati i parë, e deri në çatinë e banesë.

Uniformat blu të komisariatit 5 kanë ndërhyrë në kohë duke evakuar 3 familjet që banonin aty, si dhe 3 banesa të tjera ngjitur. Gjithashtu është stakuar energjia elektrike për të shmangur çdo pasojë të mundshme.

Rreth orës 09:06 minuta zjarri është arritur të vihet nën kontroll nga 3 zjarrfikëset që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, por nuk përjashtohet pista e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Recommended