Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANË - Një 47 vjeçar u vra mbrëmjen e djeshme, nga fqinjët e tij në qendër të Paskuqanit, disa km larg Tiranës. Sipas burimeve të "A1 Report!" nga policia shkak është bërë një borxh, prej gati 100 eurosh dhe nga konflikti mbeti i plagosur dhe djali i tij 17 vjeçar.

Sipas policisë autorët e krimit të ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të premtes (19 korrik) janë burrë e grua, Besim dhe Ylle Ndreu, 35 dhe 30 vjeç, fqinj me njëri-tejtrin, të cilët u arrestuan menjëherë nga policia.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Artur Gjiza i kishte borxh Besim Ndreut shumën prej 100 eurosh, të cilën ia kishte marrë disa ditë më parë.

VRASJA
Mbrëmjen e djeshme pjestarët e dy familjeve janë takuar sërish për të zgjidhur çështjen e borxhit. Ata kanë debatuar fillimisht në telefon dhe më pas janë takuar në aksin kryesor që lidh Paskuqanin dhe Babrrunë, me rrugën e Kamzës.

Pas një debatit verbal në rrugë, dy palët kanë nisur të zihen me grushta. Më pas viktima është qëlluar me thikë dhe me sëpatë. Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, ka qenë bashkëshortja Ylle Ndreu ka qëlluar me sëpatë, ndërsa bashkëshorti Besim Ndreu 3 herë me thikë pas shpine. Në përleshje me çiftin, është plagosur në krah edhe djali 17-vjeçar i viktimës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë arrestuar çiftin, ndërsa 47-vjeçari Gjiza ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak.

Kanë qenë banorët që kanë parë gjithë skenën dhe e kanë dashur t'i japin ndihmën e parë fqinjit të tyre duke e dërguar në spital, por ai humbi jetën në spital nga hemoragjia.

Fqinjët kanë lajmëruar edhe policinë, e cila ka arrestuar më pas të dy autorët, të cilët e kanë pranuar krimin me fjalët: "Nuk donim ta vrisnim", "jemi konfliktuar disa herë" dhe "sot na lëndoi dhe provokoi".

Category

📺
TV
Comments

Recommended