Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shteti ka interes për investime nga mërgimtarët, por nga ana tjetër nuk ka bërë asgjë për tërheqjen e tyre në vendlindje. Ky konkluzion doli nga tryeza e përbashkët në Tetovë, nga Qendra për zhvillimin e rajonit të Pollogut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Debati ishte në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID që ka nisur iniciativën për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve nga mërgimtarët, përmes informimit të diasporës për mundësitë për investime në Pollog.

"Ne dëshirojmë të inkurajojmë gjithsesi të gjithë njerëzit tonë në diasporë, që të bëhen pjesë e zhvillimit tonë ekonomik ndërkohë që ne si komunë marrim përgjegjësinë e plotë që t'i kenë të gjitha mundësitë e hapura për realizimin e ideve të tyre", tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

"Ideja është që të njihen mes vete, njerëzit nga diaspora me biznesmenët vendas dhe me krerët e komunave, dhe të bisedojmë për mundësitë e tyre që iu ofrohen, cilat janë problemet me të cilat mund të përballen, dhe t'i zgjidhim këto probleme me qëllim që të vijnë sërish në Maqedoni dhe të investojnë këtu", deklaroi Tatjana Markovska, USAID.

Sipas kreut të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, problem i mos investimeve nga mërgimtarët nuk është kriza që përflitet, por qasja jo e mirë e shtetit për inkurajimin e tyre për të investuar në vendlindje.

"Nuk janë vetëm arsyet ekonomike apo kriza që përflitet në rajon.. Ajo që ndoshta pengon këtë, sa që është ndoshta edhe mos qasja si duhet ndaj kësaj kategorie të investitorëve potencial. Pra, mund të themi se shteti jonë në këtë drejtim nuk ka lëvizur fare. Ndoshta këta janë edhe fajtorët kryesorë për ekzistimin e Maqedonisë pra nga pavarësimi i saj e këndej, nga viti 92 e këndej, të cilëve asnjëherë nuk iu është dhënë as edhe një falënderim", tha Menderez Kuçi kryetar i OEMVP.

Aktiviteti i parë nën iniciativën "Diaspora Investon" është organizimi i dy iftareve në rajonin e Pollogut. I pari iftar u mbajt mbrëmë në Tetovë duke përfshirë komunat e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Brvenicës dhe Jegunovcës, ndërsa iftari tjetër në Gostivar do të mbahet me 24 Korrik dhe do të përfshijë komunat e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovës dhe Rostushes. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV
Comments

Recommended