Të gjithë qytetarët që nuk respektojnë ligjin për banim, do të përballen me gjoba. Paralajmërimi vjen nga Ministria e Transportit pasi nga gjithsej 10 000 ndërtesa banimi, vetëm gjysma e tyre respektojnë detyrimin ligjor për angazhimin e firmave të licencuar apo vet të formojnë bashkësi të pronarëve që do të kujdeset për mirëmbajtjen e banesave.
"Sipas të dhënave të regjistrit qendrorë, gjithsej 4577 banesa janë të regjistruara me udhëheqës të licencuar firmash dhe bashkësi banesore. Në Maqedoni janë të regjistruar rreth 10 000 banesa që përbën rreth 46% të numrit të përgjithshëm", u shpreh Mile Janakievski, ministër i transportit dhe lidhjes.
Për shkak të çmimit prej 150 euro për licencën por edhe për shkak të parave që çdo amvisëri duhet ti paguaj bashkësisë, ky ligj nuk është zbatuar në më shumë se 30 komuna të cilat ende nuk kanë filluar me përmbyshjen e detyrimeve të ligjit për banim.
"Qëllimi jonë nuk është të gjobisim por të parandalojmë dhe të motivojmë numër sa më të madh të qytetarëve të emërojnë udhëheqës ose të formojnë bashkësi. Shpresoj që me kalimin e kohës do të rritet numri i banesave që do të regjistrohen por së pari komunat duhet të reagojnë me inspektorët në mënyrë preventive, me këshilla sepse ka njerëz që nuk janë të njoftuar, dhe së dyti me ndonjë gjobë", tha Mile Janakievski, ministër i transportit dhe lidhjes.
Deri më tani, vetëm 13 komuna kanë filluar implementimin e këtij ligji ndërsa nga 80 komua të Maqedonisë, vetëm 30-të kanë inspektorë të autorizuar për kontroll. Ferikan Iljazi
Comments