Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sinjali analog do të vazhdojë të transmetohet, me gjithë shkeljen e ligjit, pas hyrjes në fuqi të dixhitalizimit. Por nga Këshilli për Radio Difuizion theksuan se kjo situatë do të marrë fund, në muajin shtator. Kështu, sinjali I padrejtë në analog që transmetohet nga televizioni publik, do të vazhdojë për plot 3 muaj, në kurriz të mediave të tjera, të cilat, që nga digjitalizimi, e humbën të drejtën e transmetimit në analog. Sipas KRD-së, udhëheqësia e Televizionit Publik të Maqedonisë ka garantuar ndërprerjen e tij. Takimi ishte iniciuar nga udhëheqësia e KRD-së pas përgjigjes jo precize të TVM-së e cila, paralelisht me sinjalin dixhital, transmeton në rajone të caktuara të vendit, edhe në analog, duke përfituar më shumë shikueshmëri. Sipas KRD, shtatori është edhe faza kur Maqedonia, do të mbulohet tërësisht nga sinjal digjital.

"Ndërmarrja publike e radiodifuzionit edhe pse e ka obligim ligjor prej 1 qershorit që të ndalë sinjalin analog në disa pjesë të vogla të Maqedonisë vazhdon me emetimin e këtij sinjali. Ne iniciuam një mbledhje, një takim të cilin e patëm me udhëheqësin, me drejtoren e kësaj ndërmarrje ku ishim në nivele më të larta edhe kryetari I këshillit për radiodifuzion dhe unë ua sqaruam situatën, ua sqaruam edhe ankesat edhe gjendja e cila është edhe aspektet e obligimeve ligjore. Nga ana e ndërmarrjes publike morëm garanci se maksimum deri në fillim të shtatorit e tërë Maqedonia do të jetë e mbuluar me sinjalin digjital dhe do të hiqet prej përdorimit sinjali analog", tha Milaim Fetai, nënkryetari i KRD.

Arsyetimi kryesor për prezencën e sinjalit analog sipas ndërmarrjes publike është mungesa e antenave për sinjal digjital. Numri dy i KRD-së Fetai thekson se kjo situatë duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet përfshi edhe agjencia për komunikime elektronike dhe ministria për shoqëri informatike.

"Në sugjerimin se kjo çështje është dashur të rregullohet dhe pse ende ka kështu situate, përgjigja ishte se disa pjesë të vogla në disa zona ende nuk kanë arritur të vendosin antena për mbulimin e sinjalit digjital prandaj të presim edhe një muaj diku se do të realizohet tërësisht. Bashkërisht do ta ndjekim situatën por jo vetëm ne, por edhe institucionet e tjera siç është agjencioni për komunikime elektronike gjithashtu duhet të ketë obligime në këtë drejtim ministria e cila është në kompetenca të saj është në vazhdimësi e sipër", u shpreh Milaim Fetai, nënkryetari i KRD.

TVM vazhdon të transmetojnë me sinjal analog edhe pse digjitalizimi filloi para gati 2 muajsh. Për mënyrën e tillë të funksionimit të TVM-së, e cila në kushte të konkurrencës jo- lojale rrit rejtingun e vet në kurriz të televizioneve tjera, institucionet e tjera, Ministria për shoqëri informatike dhe Agjencia për Komunikime Elektronike nuk reagojnë me asnjë masë. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended