BDI-VMRO, afrohen qëndrimet për Këshillin e Tetovës

  • 9 years ago
BDI dhe VMRO-DPMNE kanë afruar qëndrimet sa i përket zgjedhjes së kryetarit të këshillit dhe ndarjes së posteve drejtuese në nivelin lokal. Në një prononcim për Alsat ,kryetarja e Komunës, Arifi tha se beson që në séances e radhës të këshillit do të zgjedhet edhe kryesuesi I këshillit, por pa saktësuar se nga radhët e cilës parti do të jetë.

"Bisedimet për këshillin e Tetovës kanë qenë bisedime që kanë kërkuar më shumë kohë dhe mundë po ashtu të deklaroj se mbes me shpresë që të përfundojnë në bazë të realitetit objektiv dhe politik që është në komunën e Tetovës. Ka mundësi të zgjidhet, nuk dëshiroj të paragjykoj por ka një atmosferë pozitive në procesin e bisedimeve", tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Arifi nuk jep detaje edhe sa i përket ndarjes së posteve drejtuese në ndërmarrjet publike dhe kërkesave të VMRO-DPMNE-së, e cila siç bëhet e ditur ka kërkuar 30 për qind të punësimeve në nivelin komunal, postin e ndërmarrjes publike komunale si dhe drejtimin e dy shkollave të mesme. Përfaqësuesi i komitetit komunal të VMRO DPMNEsë, Goran Manoilloski përmes telefonit tha për Alsat se ka lëvizje positive në bisedimet me BDI-në.

"Është e vërtetë se kemi arritur një përparim në bisedime dhe të njëjtat janë para përfundimit, por nuk do kisha thënë nëse kryetari i këshillit do zgjidhet apo jo javën që vjen, është herët të supozojmë", tha Goran Manoiloski, VMRO-DPMNE.

Ndryshe Komuna e Tetovës, tani 3 muaj funksionon pa kryetar të këshillit dhe me vështirësi të mëdha realizon ndarjen e mjeteve financiare për harxhimet. Bashkim Sulejmani

Recommended