Lezhë, të rinjtë preferojnë palestrën për të hequr stresin e punës

  • 9 years ago
Lezhë - Trup i bukur, ulje në peshë dhe performancë sportive. Kjo verë sjell në fokusin e të rinjve lezhjanë palestrat. Aiseli eshte nje vajzë e re, për të cilën forma trupore, prezantimi në plazh, nevoja për të veshur rroba sa më të holla e mbi te gjitha për t'u ndjerë në qendër të vëmendjes sheh si zgjidhje palestrën dhe fitnesin.

"Përveç se bëhesh me formë më të mira, dobësohesh për të pasur në trup perfekt për në plazh, për në xhiro, për të veshur rroba më të holla, për t'u ndjerë femër mbi të gjitha. Pakësojmë edhe stresin", tha Aisel Shelegu, punonjëse administrate.

Për njerëzit që nuk kanë aktivitet të përditshëm, palestra është thelbesore për trupin dhe shëndetin e tyre. Stresi që krijohet në punen e përditshme si kuzhinier për të riun Arber Avdia mund të çlirohet në një palestër.

"Është e domosdoshme që vrapi, ushtrime të ndryshme nxjerrin një performancë sa më të bukur të trupit besoj. CCdo njeri duhet të bëjë pak palestër, sidomos njerëzit që nuk kanë aktivitet", u shpreh Arbër Avdia me profesion Kuzhinier.

Mungesa e hapësirave për ushtrime në natyrë dhe trendi për arritjen e një trupi të bukur janë arsyet kryesore që sipas instruktoreve, të rinjtë po u drejtohen palestrave.

"Disa kërkojnë që të bëjnë ulje peshe, disa të tjerë kërkojnë që të mbajnë trupin në formë apo dhe të shtojnë një masë muskulare", tha për A1 Report instruktori i palestrës, Liridon Prenga.

Krahas palestrave dhe sallave te fitnesit, së fundmi edhe saunat janë një tjetër element që ka gjetur treg në Lezhë, duke përbërë veçantinë e kësaj vere.

Recommended