Ministria e Bujqësisë refuzon të përgjigjet se cila bankë i ka dhënë garanci, Subrata Roit për investimin në Agrokombinatin 'Xhumajlia'. Ditë më parë, Ministri i Bujqësisë Lupço Dimovski konfirmoi se biznesmeni Indian ka dorëzuar garanci bankare për investime në Xhumajli, por tani Dimovski refuzon të përgjigjet nga cila bankë është dhënë garancia. Nëse bëhet fjalë për bankë vendore, Bankë nga India ose bankë të ndonjë vendi tjetër. Për më tepër nuk ka asnjë përgjigje konkrete se sa është garancia bankare, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka dy ditë që nuk përgjigjet në pyetjet e TV Alsat-M. Dilema për atë cila bankë ka lëshuar garanci bankare është imponuar për shkak se Subrata Rojin në vendin e tij amë, institucionet e ndjekin penalisht për mashtrim dhe evazion fiskal prej 4.4 miliard dollarë. Nisur nga kjo është pak e sigurt se ka marr garanci bankare nga një bankë e Indisë, por është e paqartë se cila bankë i ka lëshuar garanci bankare biznesmenit nga India. Përveç investimeve në Agrokombinatin e Xhumajlisë, ku Subrata Roj njoftoi se do të investojë 200 milion euro për tri vjet, ku do të ndërton fabrikë për përpunim të qumështit nga e cila do të eksportohet qumësht në tërë Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, biznesmeni indian do të realizoj filma në Maqedoni, ndërsa si investim më i madh paralajmërohet kompleksi luksoz turistik në Liqenin e Ohrit. Më parë, u ndryshuan disa ligje, dhe ndryshimi i tyre në publik interpretohej si përpjekje për të akomoduar kërkesat e biznesmenit indian për investimet e tija, të cilët sipas disa qytetarëve, ekspertëve dhe opozitës nuk duhet të lejohen, ashtu siç janë paralajmëruar, sepse do të sjellin prishje të më shumë standardeve sipas të cilëve Ohri është qytet i mbrojtur nga UNESCO. Natasha Stojanovska