Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Pasko Kuzman është arrestuar në mëngjes dhe është sjellë para Gjykatës Hetuese për t'u marrë në pyetje. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e cila njofton se Pasko Kuzman dyshohet për kryerjen e veprës penale "shpërdorim të pozitës zyrtare". Sipas raportit të Policisë, drejtori Kuzman është ndikuar nga i arrestuari i mëparshëm Ilçe Bojçeski, Drejtor në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që të shpërdorojë detyrën zyrtare dhe të miratojë vendim për gërmim në dy lokacione kontestuese; në Dramski Rid në Dellçevë dhe Katllanovë. Kuzman është arrestuar në kuadër të aksionit policor "Falanga 2". Gjatë këtij aksioni, në muajin maj u arrestuan 19 persona, prej të cilëve edhe të punësuar në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Muzeun e Maqedonisë, Muzeun në Demir Kapi, si dhe nëpunës policorë në Veles. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale "shoqëri kriminele", "shpërdorim pozite dhe detyre zyrtare", si dhe "vjedhje e rëndë dhe fshehje". Në mesin e të dyshuarve janë edhe 2 qytetarë serbë, të cilët kishin blerë veglat dhe më vonë i kishin shitur ato në tregjet e zeza në vendet e Europës Perëndimore. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended