Gostivar, rrënohen objekte për zgjerimin e rrugës

  • 9 years ago
Me iniciativë të banorëve të lagjes së Dibrës në Gostivar, ka filluar rrënimi i disa objekteve ndihmëse të shtëpive për rreth, me qëllim të hapjes së rrugës së re e cila lidh dy rrugët kryesore të këtij qyteti.

"Unë si kryetar komune erdha vetë dhe kontaktova me banorët e kësaj lagjeje, ata u pajtuan të gjithë që të hapet rruga sepse e njëjta shkon në interesin e tyre. Me hapjen e kësaj rruge vlera e shtëpive të kësaj lagjeje do rritet shumëfish, do bëhet lëvizje më e lirshme e banorëve gjë që do zbraz edhe komunikacionin. Rruga do jetë e gjerë gjashtë metra dhe do ketë edhe trotuare për këmbësorët", deklaroi Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

Bejta bëri të ditur se banorët e kësaj lagje nuk kanë kërkuar dëmshpërblim edhe përkundër faktit se me rrënohen një numër i madh i objekteve ndihmëse të banimit.

"Unë i përshëndes banorët e kësaj lagjeje që më thirrën dhe me lejen e tyre ne bëjmë rrënimin e objekteve pa asnjëfarë presioni. Më rrënimin e shtëpive dhe me hapjen e rrugës që do jetë për ta d he banorët e Gostivarit vlerat e shtëpive do rriten dhe vet banorët do mundë të hapin edhe lokale se kjo është pjesa qendrore e Gostivarit", tha Nevzat Bejta/kryetar i komunës së Gostivarit

Rruga e Dibrës, pritet të përfundojë gjatë këtij muaji ndërsa lëshimi solemn do të jetë ditën e Bajramit. I tërë projekti i financuar nga Komuna e Gostivarit, arrin vlerën mbi 200 000 euro. Bashkim Sulejmani

Recommended