Tiranë, ekzekutimi i Dervishit hetohen hasmëritë dhe flirtet

  • 9 years ago
Ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Edmond Dervishi, mbrëmjen e djeshme (14 korrik) në hyrje të pallatit ku banonte, pranë gjimnazit "Partizani", e ka çuar policinë e Tiranës, të hetojë në tri pista.

Ekspertë të prokurorisë dhe policisë, sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, po hetojnë të kaluarën dhe aktivitetin e vetë viktimës.

Burime nga grupi i ekspertëve pohuan, se që nga momenti i vrasjes janë shoqëruar 19 persona, 16 prej të cilëve janë pyetur e liruar, ndërsa janë ende në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ish-bashkëshortja e tij, si dhe dy shokë të viktimës, me të cilët ai ishte kthyer nga plazhi ditën e djeshme, (e dielë).

PISTA E PARE: HAKMARRJA
Në lidhje me pistat, policia po heton mundësinë e një hakmarrje, pasi shumë vite më parë, i është vravë vëllai, Gentian Dervishi. Ky i fundit njihej si mik i Franc Konomit, kundërshtari i një tjetër ish të forti, Gaz Muça.

PISTA E DYTE E HETIMIT:VEPRIMTARIA KRIMINALE E VIKTIMES
Gjithësesi, kjo është njëra nga pistat, ndërsa dy të tjerat janë, aktiviteti i vetë Edmond Dervishit, i cili sipas të njëjtave burime, ishte pjesë e grupeve të trafikut të drogës në kryeqytet.

PISTA E TRETE: FLIRTET
Pista e tretë ka të bëjë me çështje flirtesh. Burimet policore pohuan për A1 Report, se pas divorcit nga gruaja, ai flirtonte me shumë femra, ndërsa kohët e fundit bashkëjetonte me një vajzë. Policia e ka pistë të fortë këtë variant, edhe për faktin, se Edmond Dervishi u qëllua me disa plumba edhe në organet gjenitale.

VRASJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 21.55 minuta të së dielës në rrugën "Thanas Ziko", pranë gjimnazit "Partizani". Edmond Dervishaj u qëllua 8 herë, (mendohet me armë tip pistoletë) sapo ka vënë këmbët në shkallët e pallatit ku jetonte. Policia njoftoi, se në atentatin me armë kanë qenë 3 persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e tij.

Recommended